(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka takuar sot përfaqësuesit e shoqatës “Njëshmëria”, të cilët i uruan për marrjen e detyrës së kryetarit, duke i uruar suksese në detyrën e re.
Ata thanë se besojnë në vizionin e kryetarit Lutfi Haziri për avancimin e Komunës së Gjilanit drejt sukseseve të reja.
Kryetari Haziri, pasi i ka falënderuar përfaqësuesit e Shoqatës “Njëshmëria” për vizitën, ka thënë se do të punoj për të mirën e qytetarëve të Gjilanit, duke realizuar të gjitha projektet e proklamuara më herët, në mënyrë që gjilanasit të bëjnë jetë sa më të dinjitetshme./2lonline/