Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka kërkuar të rritet kujdesi për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të COVID-19, duke rikujtuar se sonte Gjilanit iu janë shtuar edhe 12 raste pozitive me COVID-19.
“ Një i varrosur sot e ngritë në 4 numrin e të vdekurve nga COVID-19. Janë 12 raste sonte të konfirmuara me pozitive dhe 20 te shëruar. Po ashtu, edhe për 13 raste me simptoma presin rezultatet nga IKSHP. Koha me e rritë kujdesin. Sonte, neser e çdo ditë. Të bashkohemi kundër rritjes së të infektuarve dhe ta parandalojmë rikthimin e masave dhe mbylljen e jetës sonë prapë”, ka thënë Haziri. /2LONLINE.com/