(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, në kuadër të katër takimeve publike që i ka paraparë me qytetarë, sot, e hënë, do të takohet me qytetarë të lagjes “Zabeli i Sahit Agës”. Ky takim mbahet tek restorant “Laza” në ora 18:00.
Po ashtu kreu I komunës së Gjilanit ka paraparë që në këtë fundviti të realizojë edhe një takim publik me qytetarë në lagjen “Dardania”, përkatësisht në restorant “Parajsa”. Ky takimi do të mbahet më 24 nëntor, në ora18:00.
Takimi I tretë publik i Hazirit me qytetarë është paraparë të mbahet më 1 dhjetor, në ora 18:00, në fshatin Llashticë, përkatësisht në shkollën fillore “Esat Berisha”
Ndërsa takimi I katërt publik i kryetarit Lutfi Haziri me qytetarët do të mbahet më 15 dhjetor, në ora 12:00, në Teatrin e Qytetit. të Gjilanit. /2L ONLINE/