(2L ONLINE) – Grupi nga Gjilani “Shtegtarët e lirë” (Nazim Ajdini, Jahi Mustafa, Xhevdet Shabani dhe Liridon Basha), të cilët ishin nisur në këmbë nga Gjilani për të shkruar në Bruksel, kanë arritur në cak ku pritet të kenë takime edhe me zyrtarë evropianë. “Këta burra kanë ecur 2500 km deri në Bruksel për të promovuar udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Labinot Hoxha diplomat kosovar në Ambasadën e Kosovës në Bruksel.
E, i lumtur për këtë është treguar edhe kreu i Gjilanit Lutfi Haziri i cili e ka shprehur këtë në profilin e tij. Ai madje këtë e ka lidhur edhe me zgjedhjen e Isa Mustafës për Kryeparlamentar.
“Pas 78 dite ecje grupi nga Gjilani Shtegtarët e Lirisë kanë arritur destinacionin final Brukselin. Ka qenë një ecje e gjatë por e suksesshme dhe qershia mbi tortë: Brukseli ështē arritur pikërisht në ditën kur deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës zgjodhën akademik Isa Mustafën për Kryeparlamentar. Urojmë Kryetarin për misionin e ri për të udhëhequr një drejtim të ri dhe natyrisht për të treguar si kryhen punët më së miri”, ka shkruar Haziri në profilin e tij në facebook./2L ONLINE/