(2LONLINE) – – Në 13-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit Shaban Ukshini dhe Sami Ukshini, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, së bashku me nënkryetarin Rexhep Kadriu dhe bashkëpunëtorët, kanë vizituar sot familjet e tyre, në shenjë respekti për sakrificën e dy dëshmorëve.
Me këtë rast, kryetari Haziri është shprehur të dy familjet duhet të ndihen krenarë me bijtë e tyre, të cilët dhanë jetën për bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën.
“Sot është një ditë e dhimbshme për ju, por ju duhet të bëheni të fortë dhe të ndiheni krenarë që i patët këta djem, të cilët dhanë gjënë më të shtrenjtë për lirinë e shqiptarëve. Ne i kujtojmë Shabanin e Samiun me përulje, të cilën ranë në altarin e lirisë që Kosova Lindore të bashkohet me Kosovën sepse ajo pjesë i përket shtetit tonë. Duhet të punojmë dhe të jemi unik që amanetin e tyre për bashkim të çojmë në vend”, tha Haziri.
Më 14 maj të vitit 2001, Shaban Ukshini dhe Sami Ukshini ranë dëshmorë në Rohovicë të Preshevës për liri, mbrojtje dhe avancim të shqiptarëve në Kosovën Lindore./2lonline/