Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka përkujtuar presidentin historik, Dr Ibrahim Rugova (1944-2006), presidenti i parë i Republikës së Kosovës, në 14-vjetorin e ndarjes nga jeta.
Ai përmes një postimi në profilin e tij ka shkruar se: “14 vjet pas vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, edhe kundërshtarët më të mëdhenj të tij politikë, edhe ata që mendonin ndryshe, që nuk e besonin dhe e karikonin shpesh, u bindën se formati i tij politik dhe vizioni i tij politik ka qenë rruga e vetme dhe rruga më e drejtë për këtë popull dhe për këtë Republikë”.
Postim i plotë
Ky janar shënon 14-vjetorin e ndarjes nga jeta të njeriut dhe liderit më të madh të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, të liderit dhe politikanit më modern dhe më ndryshe nga të gjithë liderët e kohës së tij, të njeriut që në vend të armëve promovonte dhe thërriste për paqe, për liri dhe dialog.
14 vjet pas vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, edhe kundërshtarët më të mëdhenj të tij politikë, edhe ata që mendonin ndryshe, që nuk e besonin dhe e karikonin shpesh, u bindën se formati i tij politik dhe vizioni i tij politik ka qenë rruga e vetme dhe rruga më e drejtë për këtë popull dhe për këtë Republikë.
Po e ripërsëris që Presidenti Rugova ishte një hap para krejtve. Ai inicioi e shkaktoi procese dhe realizoi ëndrrën shekullore për shqiptarët. Lavdi!