”Tetorin, nëntorin e dhjetorin i kemi fituar me mobilizim, në Gjilan, Anamoravë dhe në tërë Kosovën. Ky mobilizim i LDK-së, bashkë me mërgatën tonë të cilët i falënderojmë pafund për pjesëmarrjen dhe regjistrimin, do ta dëshmojë rikthimin dhe triumfin e madh të LDK-së më 9 shkurt”, thotë Lutfi Haziri, kryetari i LDK-së së Gjilanit, njëherësh nënkryetar në nivel qendror.
Ai ka shtuar se falënderon deri në përulje të gjithë rugovistëve, të cilët janë bërë sërish bashkë e në mbështetje ndaj listës fituese në krye me kryeministrin Abdixhiku.
“Për rikthimin e dinjitetit të qytetarëve të Republikës, të Gjilanit e Anamoravës dhe për secilin qytet e fshat të vendit”, ka thënë Haziri, i cili është edhe kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. /2LONLINE/