(2L ONLINE) – Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri dhe është mbajtur sot mbledhja e radhës e Bordit të drejtorëve me diskutime për raportin nëntë mujor për shpenzimet dhe për planin e veprimit për tre mujorin e ardhshëm që lidhet edhe me implementimin e objektivave dhe planeve zhvillimore të Komunës.
Kryetari Lutfi Haziri, gjatë këtij takimi, ka theksuar se përgjithësisht janë arritur objektivat tona gjatë nëntë muajve të qeverisjes, duke i përmbushur premtimet ndaj qytetarëve të Gjilanit në rregullimin e katërshes së prioriteteve infrastrukturore, pastaj në avancimin e sektorit të arsimit, bujqësisë e të resoreve të tjera.
Kryetari Haziri është zotuar se që edhe të ardhmen do të vazhdohet me këtë qeverisje me duar të pastra dhe me dyer të hapura për qytetarët e Gjilanit, duke iu mundësuar të bëjnë jetë të dinjitetshme në të gjitha aspektet e jetës. /2L ONLINE/