Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim kryetarin e shoqatës Kosova për Sanxhakun, prof. Ismet Azizi dhe sekretaren e kryesisë, Arbresha Aliu.
Përfaqësuesit e Shoqatës e njoftuan kryetarin Haziri lidhur me aktivitetet dhe sukseset në forma të ndryshme, në rritjen e bashkëpunimit shoqatat dhe institucionet dhe individët në Sanxhak.
Kryetari Haziri i ka përgëzuar ata për punën dhe sukseset në vazhdimësi, në veçanti në lidhje me mbajtjen e simpoziumin Lahutarët e Sanxhakut dhe botimin e librit, përkatësisht përmbledhjes së punimeve të këtij simpoziumi.
Haziri është zotuar për përkrahjen e vazhdueshme për shoqatën Kosova për Sanxhakun.
Përfaqësuesit e kësaj Shoqate, Ismet Azizi e Arbresha Aliu, e kanë falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe mbështetjen e ofruar për Kosova për Sanxhakun. /2LONLINE.com/