“Një vit përballje e luftë me të panjohurën në Gjilan. Ndryshoi jetën tonë, me bartje të maskave, distancës sociale e higjienës plotësuese”, ka shkruar në profilin e tij, Lutfi Haziri, kryetari i komunës së Gjilanit.
Siç dihet, 13 marsi i vitit 2020 shënoi fillimin e pandemisë Covid-19 në Kosovë Një vit më parë u konfirmuan dy rastet e para me COVID-19 në vend.
“Ky vit u përshkua me solidaritet, mbështetje, e pako ushqimore e higjienike. U përshkua me kujdestari nga mjekët, infermierët, policët, inspektorët komunalë e emergjencat civile. Ju faleminderit deri në përulje”, ka thënë Haziri.
Ai u ka uruar shërim për çdo të infektuar dhe të vazhdojmë deri në vaksinim për komunën e Gjilanit pa COVID-19.
“Kjo ditë është Dita e 113 bashkëqytetarëve të cilët e humbën betejën me virusin. Ata do të mungojnë. Shpirti tyre bëftë bëjë dritë për Ne!”, ka thënë Haziri, në postimin e tij në facebook. /2LONLINE.com/