DYLON

Policia ka shqiptuar 678 gjoba ndaj qytetarëve në bazë të ligjit COVID-19

Policia ka shqiptuar 678 gjoba ndaj qytetarëve në bazë të ligjit COVID-19
Avatar photo Redaksia

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 678 gjoba ndaj qytetarëve të Kosovës që nuk respektuan masat anti-COVID.

Po ashtu policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 775 tiketa për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

EkoHigjiena

Ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë shkaktuar 20 aksidente me të lënduar dhe 35 aksidente me dëme materiale.

Janë arrestuar 28 persona, 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje, 1 në ndalim policor dhe 6 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/