(2L ONLINE) – Në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve, të udhëhequr nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot është biseduar kryesisht për reshjet e fundit. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike, i janë përgjigjur 26 rasteve të cilët kanë kërkuar ndihëm dhe është në gjendje gatishmërie 24 orë.
Me këtë rast kryetari Haziri, ka kërkuar nga këto dy drejtori dhe drejtoritë tjera të cilat mund të pikë-preken me rastet të cilat kanë nevojë për asistencë të nevojshme të jenë në gjendje gatishmërie.
“Komuna e Gjilanit është në gjendje gatishmërie. Të gjithë drejtoritë duhet të jenë aktive në këtë drejtim varësisht nga natyra ku mund të pikë-preken me ndonjë rast, por veçanërisht Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Shërbimet Publike, në mënyrë që gjendjen ta kemi nën kontroll. Gjatë gjithë kohës kam qenë në kontakt me dy drejtorët për të marr informacione lidhur me gjendjen në terren. Po ashtu komisioni i mëparshëm i themeluar për vlerësimin e dëmeve është ende aktiv dhe do të merret direkt me këtë çështje, për të qenë në shërbim dhe për t’u dalë në ndihëm qytetarëve”, ka thënë Haziri, duke shtuar se deri në këtë moment nuk ka vend për panik nga vërshime të mundshme në hapësirën e Gjilanit.
Ndryshe, në mbledhjen e bordit janë dhënë edhe detajet e tjera rreth aktiviteteve të cilët janë duke u realizuar me projekte të ndryshme në terren. /2L ONLINE/