“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për humbjen e betejës me COVID19 të dy bashkëqytetarëve tanë, prokurorit të respektuar Ismet Ukshini (1961) dhe Rexhep Baxhakut (1945). Të dy kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Në emër të Komitetit për menaxhimin e përhapjes së COVID19, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve”, ka shkruar në profilin e tij, i pari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Ja postimi i plotë:
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për humbjen e betejës me COVID19 të dy bashkëqytetarëve tanë, prokurorit të respektuar Ismet Ukshini (1961) dhe Rexhep Baxhakut (1945) i cili ka shërbyer si një jete te tan Gjilanit. Të dy kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Në emër të Komitetit për menaxhimin e përhapjes së COVID19, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve. Do t’iu qëndrojmë afër për ta përballuar dhembjen.
Apeloj që t’i respektoni masat mbrojtëse sepse po përballemi me një virus te panjohur ende dhe shumë të rrezikshëm!