Me rastin e ndarjes nga jeta të nxënëses së shkollës fillore “Agim Ramadani” në Zhegër, Vanesa Veseli, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Veseli. Në telegram thuhet:
“E nderuara familje Veseli,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të vajzës suaj, Vanesa Veseli.
Ky lajm më ka tronditur thellë mua, Komunën e Gjilanit dhe secilin qytetar.
Vanesën do ta kujtojmë përgjithmonë si nxënëse të sjellshme e të shkëlqyer si dhe një sportiste të dalluar, e cila premtonte shumë.
Kjo është një humbje e madhe për shkollën “Agim Ramadani”, për Zhegrën, për Gjilanin dhe për sportin.
Ju lutem, familje e nderuar, pranoni ngushëllimet më të sinqerta. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri.