Me rastin e ndarjes nga jeta të zyrtarit komunal të Gjilanit, Heset Mahmuti, kryetari i kësaj Komune, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Mahmuti. Në telegram, thuhet:
“E nderuara familje Mahmuti,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit komunal të Gjilanit, Heset Mahmuti.
Hesetin do ta kujtojmë gjithmonë për punën dhe angazhimin e madh shërbimet shëndetësore e sociale.
Ju lutem, pranoni ngushëllimet më të sinqerta, ju familje Mahmuti, shokëve, miqve e farefisit.
Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegram. /2LONLINE.com/