DYLON

Ismajli: Lajmi i mirë është që po bie infeksioni me COVID-19 në Gjilan

Ismajli: Lajmi i mirë është që po bie infeksioni me COVID-19 në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Komiteti komunal i Gjilanit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin ditor për vlerësimin e situatës së përballjes me pandeminë.

Nënkryetari i Komunës, i cili tash e shtatë muaj po i udhëheq operacionet për parandalimin e COVID-19, ka bërë të ditur se numri i rasteve aktive në Gjilan është 50, duke e vlerësuar si lajm të mirë rënien e vazhdueshme të infeksionit në këtë komunë.

Ndërkohë, pasqyra e përgjithshme e përballjes me pandeminë është kjo: 1051 raste në total të infektuar, 954 të shëruar, 10 të hospitalizuar, 47 të vdekur dhe 63 mostra në pritje për rezultate. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.