Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka përgëzuar për sukseset alpinistën Uta Ibrahimi, e cila u bë shqiptarja e parë në Ballkan që ngjitet në pesë maja mbi 8 mijë metra lartësi mbidetare.
“Uta na bën të gjithëve krenar, sikur edhe shumë gjilanas të tjerë që gjithandej botës, të cilët me sukseset e angazhimet e tyre, janë lobuesit e drejtëpërdrejt të Republikës së Kosovës. I uroj suksese të mëtutjeshme”, ka thënë kryetari Haziri.
LEXO: Uta Ibrahimi ‘pushton’ vargmalet e Pakistanit, vajza e parë në histori nga Ballkani