(2L ONLINE) — Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i ka ndarë sot mirënjohjen post mortum gazetarit të njohur Gjilanas, Bardhyl Ajeti, i cili u vra para nëntë vitesh. Mirënjohjen post mortum kryetari Haziri ia dorëzoi familjes së të ndjerit Bardhyl Ajeti, për të arriturat e tij në fushën publicistike, ndërsa shoqërohej nga nënkryetari Rexhep Kadriu.
Kryetari Haziri ka vlerësuar lartë punën publicistike të veprimtarit Bardhyl Ajeti, ndërsa kërkoi nga organet e drejtësisë që sa më parë të gjenden autorët e vrasjes makabre. Gazetari i dhe veprimtari Bardhyl Ajeti është qëlluar me një breshëri plumbash më 3 qershor të vitit 2005, ndërsa nuk mundi t’u mbijetoi plagëve dhe vdiq më 25 qershor./2L ONLINE/