Ditë më parë, kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka kritikuar qeverinë Hoti për disa vendime të saja në lidhje me COVID19.
“Ora policore në mënyrë selektive dhe antikushtetuese, mbyllja e gastronomisë në tanë territorin e Kosovës, moslejimi i dasmave dhe ahengjeve me më shume se 50 persona, janë vendime në panik. Qeveria nuk guxon me vendos në mënyrë të tillë”, kishte thënë kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Për më tepër shih shkrimin: Haziri kritikon Qeverinë Hoti, thotë se mori vendime në mënyrë stihike e me panik!
Ndërkohë që sonte është deklaruar sërish për këto kritika të tija duke i quajtur miqësore për të evituar përsëritjen e gabimeve të Qeverisë Kurti dhe se, siç thotë ai, këtu assesi nuk ka këtu luftë për pushtet e as ndërskamsa politike.
“Sa i përket ‘kritikave’, të gjithë e dinë që unë nuk jam i prirë fort me kritiku. Rekomandimet për Covid19 ndaj kryeministrit Hoti dhe qeverisë, kanë qenë miqësore për të evituar përsëritjen e gabimeve të Qeverisë Kurti. Asgjë më shumë”, thotë Haziri, transmeton 2LONLINE.com.
Ai mohoi të fshihet diçka tjetër në kritikat e tij për të shtuar se në LDK lejohet kjo qasje dhe evitohet kultura e ndëskamsave.
“Ne e kemi Një qellim dhe Një vizion. Nuk ka luftë për pushtet e as ndërskamsa politike. Shkolla politike e LDK’së e lejon këtë qasje dhe eviton kulturën e ndërskamsave”, thotë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri që njëherësh është edhe nënkryetar i LDK-së, parti prej nga vije edhe kryeministri Hoti. /2LONLINE.com/