DYLON

Kastrati nënshkruan kontratë për dhënien e pronës me qira subjektit ekonomik “Joni Ranch SH.P.K”

Kastrati nënshkruan kontratë për dhënien e pronës me qira subjektit ekonomik “Joni Ranch SH.P.K”
Avatar photo Redaksia

Kryetari  i Komunës sv Kamenicës, Qëndron Kastrati ka nënshkruar kontratë me Nexhmedin Isenin, pronar i subjektit ekonomik “Joni Ranch SH.P.K”, për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim.

Në këtë takim të pranishëm ishin edhe drejtoresha e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës Majlina Krasniqi, dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Naim Arifi.

Kryetari Kastrati ka thënë se në këtë pronë komunale do të implementohet projekti i stallës për kuaj, poligon për kalërim dhe gastronomi.

EkoHigjiena

“Filluam me dhënien e pronës komunale në shfrytëzim për projekte zhvillimore që gjenerojnë vende të reja të punës, sjellin risi, e qe rrisin mirëqenien e qytetarëve të Kamenicës. Sot nënshkruam kontratën me subjektin ekonomik Joni Ranch SH.P.K, pronar i të cilit është Nexhmedin Iseni. Nexhmedini është bashkëqytetar i yni qe jeton dhe vepron në Zvicër, por ka shprehur interesim për të investuar në komunën tonë. Në pronën komunale të dhënë në shfrytëzim, do të implementohet projekti i stallës për kuaj, poligon për kalërim dhe gastronomi”, ka thënë ai.

Drejtoresha e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës Majlinda Krasniqi tha se investimet e tilla janë të mirëpritura për Komunën e Kamenicës.

“Diaspora gjithmonë ka ndihmuar komunën tonë me ndihma të ndryshme. Kësaj radhe kemi një investim i cili do të jetë mjaft tërheqës për qytetarët e Kamenicës”, ka thënë ajo.

Kurse drejtori i Drejtorisë për Pylltari, Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Naim Arifi tha se çdo investim që synon zhvillimin e Kamenicës ka prioritet.

“Komuna i ka dyert e hapura për investitorët të cilët sjellin projekte që synojnë të zhvillojnë Kamenicën”, ka thënë ai.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.