(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka marrë pjesë sot në hapjen e ekspozitës së nxënësve të shkollës së mesme të Artit Pamor, e cila u organizua në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit dhe Qendrës për Punë Sociale.
Kjo ngjarje është shënuar për nderë të 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve me qëllim të mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të fëmijëve./2L ONLINE/