(2LONLINE) – U mbajt mbledhje e kryesisë së Forumit Rinore të Lëvizjes”Vatra” ku në këtë takim u aprovua lirimi nga detyra të kryetarit të deritanishëm të Lëvizjes Rinore “Vatra”, Fisnik Ibrahimi. Kryesia e Lëvizjes Rinore “Vatra” gjithashtu emëroi Enver Hazirin në pozitën e kryetarit të këti organizmi rinor të “Vatrës”.
Kryetari i deritanishëm Fisnik Ibrahimi ka thënë se po lirohet nga kjo detyrë për arsye se kryesia qendrore e ka angazhuar në detyra të reja në Lëvizjes ”Vatra”.
Kryesia e ka çmuar lartë angazhimin e Fisnik Ibrahimit në këtë periudhë sa drejtoi Rininë e “Vatrës”.
Kryesia e Lëvizjes Rinore “Vatra” gjithashtu emëroi Enver Hazirin në detyrën e kryetarit të rinisë deri në mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor. /2lonline/