(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit me bashkëpunëtor kanë vizituar sot lagjen e “Dheut të Bardhë”, ku janë investuar mbi 300 mijë euro në asfaltim e 11 rrugëve në këtë lagje, e cila padrejtësisht kishte mbet nën hijen e investimeve me një infrastrukturë të degraduar totalisht.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se investimet në këtë lagje janë bërë konform programit për të larguar lloçin dhe degradimin në infrastrukturën ekzistuese.
“Kemi investuar më shumë se 300 mijë euro për një periudhë të shkurtër në lagjen e “Dheut të Bardhë” në Gjilan, ku kemi përfshirë 11 rrugë të ndryshme. Në programin e Komunës së Gjilanit kemi emërues të përbashkët investimet në gjithë hapësirën e Komunës, duke i trajtuar të gjithë qytetarët barabarsishtë me investime. Jemi të vendosur që të largojmë degradimin dhe lloçin nga rrugët e këtij qyteti, duke investuar në asfaltim dhe krijim të kushteve më të mira për qytetarët tanë. Kështu me investime dhe me dinamikë të shtuar kemi vazhduar edhe në të gjitha lagjet dhe fshatrat tjera, duke garantuar përmbushjen e premtimit të katërshes së madhe në programin qeverisës e që ishte rrugë, ujësjellës, kanalizime dhe ndriçim e trotuare”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.
Ndryshe projekte të kësaj natyre janë realizuar dhe janë në proces të realizimit edhe në lagje të tjera në fusha të ndryshme të infrastrukturës duke përfshirë këtu edhe investime të shumta nëpër fshatra ku në asnjë mënyrë nuk bëhet ndonjë dallim. /2L ONLINE/