Ndonëse nuk mori pjesë në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit ku u diskutua për çështje e Kompanisë Ecohigjiena, kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka shkruar në profilin e tij në Facebook, se i mbështet fuqishëm rekomandimet që dolën në fund të kësaj seance.
Ja postim i tij i plotë:
“Mbështesë fuqishëm rekomandimet e Kuvendit Komunal të Gjilanit për t’ia dhënë edhe një mundësi partnerit privat në “Eco-Higjiena”, por kërkojmë nga ta që t’i përmbushin obligimet financiare. Gjatë kësaj faze, duhet të zgjedhet ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv, kthimi në punë i të gjithë punëtorëve të larguar si dhe vazhdimi i bisedimeve mes partnerëve, deri në gjetjen e një zgjidhje të pranueshme. Këto mosmarrëveshje duhet të përfundojnë njëherë e përgjithmonë. LH”