Lufti Haziri ka një interpretim ndryshe për qeverisjen LDK-AAK-Nisma. Anëtari i kryesisë së LDK-së, ka thënë në një intervistë për gazetën Tribuna, se ndonëse Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër, qeverisjen e ardhshme “de facto” atë do ta udhëheqë LDK, pasi që është shumica.
Haziri ka folur edhe për raportet me SHIK-un dhe Hashim Thaçin, të cilit ka thënë se LDK nuk ia ka marrë inati, por po ndërton me të dhe PDK-në raporte të blloqeve politike. Haziri ka shtuar se qeverisja LDK-AAK-Nisma pa VV-në nuk do ta kishte fuqinë që i duhet.
Sipas tij, Gjykata duhet të dalë më një vendim i cili i jep përgjigje të gjitha kërkesave që grupi parlamentar i PDK-së, i ka parashtruar. “Pyetjet duhet të kenë përgjigje të sakta të qarta dhe krejt natyra e dërgimit të lëndës është me qenë sa më e qartë, sepse në terminologji kemi dykuptimësinë, interpretime të dyfishta, komentime duke përfshirë edhe komentarin si pjesë e saj. Një vendim i Gjykatës është i domosdoshëm në ketë rast”, tha Haziri.