(2L ONLINE) – Deklarimet e pushtetarëve aktual se po e bëjnë “lagjen e tetë”, me rrugë evropiane dhe të atyre që sot janë opozitë, por që dikur ishin në pushtet, se në atë pjesë, gjatë qeverisjes së tyre, janë investuar miliona euro, për Enver Hazirin banues në këtë lagje, janë veç se deklarime tejet të pasinqerta të dala nga goja e politikanëve joserioz.
Haziri që është aktivi edhe në politikë duke qenë pjesë e Lëvizjes “Vatra”, thotë se banorët e kësaj ane indinjohen kur dëgjojnë e lexojnë këso deklarime të politikanëve lokal sepse realiteti është krejt ndryshe.
“Kohëve të fundit disa politikanë thonë që gjoja në Lagjen VIII, janë investuar milion euro investimesh nga pushteti i kaluar, e disa të tjerë po thonë që ne këtë lagje po e bëjmë lagjen me rrugë evropiane. Kjo mua si qytetari kësaj ane po me pengon jashtë mase, pasi që nuk është e vërtetë një gjë e tillë. Po të ishte ashtu kjo do ishte lagjja më e kompletuara në gjithë Gjilanin, por fatkeqësisht realiteti e tregon të kundërtën”, ka thënë Enver Haziri për Portalin 2L ONLINE.
Sipas tij, kjo lagje përballet me probleme të mëdha. mbi 75% e rrugëve janë te pakalueshme nga balta, mbi 40% e lagjes përballet me probleme të kanalizimit dhe ujërave të zeza që shkojnë mbi sipërfaqe. Mbi 70% te lagjes nuk ka ndreqim publik, mungon ambulanca, dhe terrenet sportive e shumë probleme të tjera.
Haziri numëron problemet në infrastrukturë me të cilat përballet “lagjja e tetë”, e që sipas tij, janë : Rruga “Ramadan Zeka” (tash së fundi pas shumë trokitje derë më derë në institucione nga ana e këshillit të kësaj rruge kanë arritur bashkërisht me kryetarin e Komunës së Gjilanit , ta fusim në proces të asfaltimit pasi që punimet në këtë rrugë janë duke vazhduar). Mirëpo nga mos profesionalizimi i hartuesve të projekti të kësaj rrugë ka mbetur në gjysmë sepse nuk është paraparë asfaltimi i rrugës në tërësi dhe ka mbetur në jashtë projektit dhe asfaltimit mbi 200 metra të kësaj rruge dhe po ashtu 500 metra kanalizimit kanë mbetur i papërfunduar.
Rruga “Ramadan Zeka qe ka mbetur në gjysmë përkatësisht edhe e 200 metra i paasfaltuar, pastaj, krahu 10, 100 metra i paasfaltuar, pa ndriçim publik,
krahu 14, 150 metra i paasfaltuar, pa ndriçim publik,
krahu 15, 165 metra i paasfaltuar, pa ndriçim publik,
krahu 16, 100 metër i paasfaltuar , pa ndriçim publik,
krahu 17, 120 metra i paasfaltuar, pa ndriçim publik,
krahu 18 , 150 metra i paasfaltuar, pa ndriçim publik
Rruga “Riza Poliqka”
rruga 1, 300 metra i paasfaltuar, pa ndriçim publik me problem të kanalizimit,
rruga 2, 380 metra i paasfaltuar, pa ndriçim publik me probleme të kanalizimit,
krahu 16, 145 metra i paasfaltuar, pa ndriçim publik me probleme të kanalizimit
krahu 17, 200 metra i pa asfaltuar , pa ndriçim publik.
Rruga “Malësia”
rruga 550 metra i paasfaltuar, pa ndriçim publik po thuajse e pa kalueshme nga balta,
krahu 3 “Nazim Budrika”, 555 metra, pa asfalt, pa ndriçim publik, pothuaj të pa kalueshme nga balta,
krahu 1, 170 metra, pa asfalt, pa ndriçim publik,
krahu 2, 75 metra i paasfaltuar, pa ndriçim publik,
krahu 4, “Nazim Budrika”, 115 metra i paasfaltuar, pa ndriçim publik,
krahu 5, 130 metra i paasfaltuar, pa ndriçim publik,
krahu 6, 150 metër i paasfaltuar, pa ndriçim publik
krahu 7, 190 metër i paasfaltuar, pa ndriçim publik
krahu 8, “Nazim Budrika”, 145 metra i paasfaltuar, pa ndriçim publik dhe
krahu 9, 295 metër i paasfaltuar, pa ndriçim publik.
“Të gjitha këto rrugë dhe shumë të tjera, pothuaj se janë të pakalueshme, nga balta dhe terri, dhe kjo është e vërteta për lagjen time, e jo ajo qe qarkullon në publik e thënë nga politikanë të ndryshëm”, ka thënë Enver Haziri, banor i kësaj lagjeje. /2L ONLINE/