Sot Qeveria e Kosovës ka marr vendim për themelimin e Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, e për këtë është shprehur i lumtur, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ndonëse ai tha se vonesa prej shtatë vitesh nuk arsyetohet kurrsesi, megjithatë mirë që u bë më në fund.
“Jam i lumtur që më në fund, Qeveria e Kosovës e zbatoi njërën nga pikat e Rezolutës së Kuvendit të vitit 2013 për hapjen e Zyrës në Prishtinë, lidhur me ofrimin e asistencës për qytetarët e Kosovës Lindore për t’i zgjidhur problemet e natyrave të ndryshme”, ka thënë kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Sipas tij, vonesa prej shtatë vjetësh nuk arsyetohet kurrsesi, por mirë që u bë më në fund.
“Faleminderit kryeministrit Hoti, kabinetit qeveritar dhe partnerëve të koalicionit që e bënë të mundur këtë. Kosova Lindore, amanet”, është shprehur Haziri. /2LONLINE.com/