DYLON

Ministri Quni niset për vizitë zyrtare në Turqi

Ministri Quni niset për vizitë zyrtare në Turqi
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, me ftesë zyrtare të homologut të tij turk, niset për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë.

Përveç me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar dhe stafin e tij ministror, gjatë kësaj vizite, ministri Quni, me delegacionin e tij, pritet të zhvilloj takime të rëndësishme edhe me autoritetet udhëheqëse të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Turqisë si dhe të autoritete të industrisë së mbrojtjes.

Gjatë vizitës përkatëse, ai do të vizitoj edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës, Qendrën Kulturore Shqiptare në Ankara si dhe kadetët e FSK-së të cilët janë duke studiuar në Akademinë Ushtarake Tokësore të Turqisë.

EkoHigjiena

Vizita e ministrit Quni është në vazhdën e bashkëpunimit bilateral në mes të dy ministrive dhe forcave respektive.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.