(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës së Bordit të Drejtorëve dhe Zyrave, ku janë diskutuar një sërë çështjesh.
Në takim, është diskutuar për përfundimin e organogramit në bazë të statutit, draft rregulloren për tarifat, progresin për projektin e varrezave të dëshmorëve, për planin dinamik për 20 projektet në proces nga qeveria dhe donatorët etj.
Drejtorët komunal kanë paraqitur kërkesat e tyre dhe nevojat rreth përfundimit të organogramit të sipërpërmendur.
Ndër të tjera, kryetari i Komunës Lutfi Haziri pohoi se jemi në përgatitje për shënimin e 70vjetorit të masakrës së Gjilanit, ku do të mbahet një Akademi përkujtimore më 22 dhjetor 2014, në të cilën do të paraqiten referenca, punime e hulumtime shkencore etj.
Në takimin e Bordit u konkludua se është shumë e domosdoshme që në vitin e ardhshëm të bëhet një hulumtim në detaje për zbardhjen e kësaj masakre, e cila njihet si më e madhja në të gjitha luftërat deri më sot, ku janë ekzekutuar mbi 8000 qytetarë. /2L ONLINE/