Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se në këto momente, Komuna e Gjilanit e bashkëndjenë dhembjen me familjen e viktimave, Shemsi e Isa Abazi dhe do t’iu qëndrojë pranë.
“Gjatë kërkimit në gërmadha pas tërmetit në Shqipëri, fatkeqësisht është konfirmuar se dy vëllezërit nga Gjilani kanë vdekur si pasojë e shembjes së një hoteli në Durrës. Lutem për shpirtin e tyre. Në këto momente, Komuna e Gjilanit e bashkëndien dhembjen me familjen e të viktimave, Shemsi e Isa Abazi dhe do t’iu qëndrojë pranë. Ngushëllimet më të sinqerta. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, ka thënë Haziri.