(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është takuar sot me një delegacion të Organizatës së Veteranëve të Lutfës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjlan, i kryesuar nga kryetari i saj Ahmet Daku, të cilët i kanë uruar kryetarit Haziri suksese në mandatin katër vjeçar.
Në këtë takim miqësorë është biseduar edhe për sfidat dhe problemet që kanë si organizatë. Kryetari Haziri është shprehur se do të ketë bashkëpunim të shkëlqyeshëm mes Komunës së Organizatës, për t’i zgjidhuar problemet dhe sfidat.
“Do të punojmë bashkarisht për të mirën e qytetarëve. Puna e parë është që ta zgjidhim çështjen e banimit për ish-ushtarët, e pastaj atë të punësimit. Ky është vit i rëndë shkaku i borxheve dhe duhet ta bëjmë servizimin e tyre, pastaj në bazë të të hyrave komunale do t’i zgjidhim problemet një nga një”, tha me këtë rast kryetari Haziri.
Në fund të takimit, z. Daku i ka dorëzuar kryetarit Haziri një raport të punës vjetore të OVL të UÇK-së në Gjilan. /2lonline/