Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar sot rektorin e Universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, stafin akademik dhe studentët, me rastin e shënimit të 7-vjetorit të themelimit të këtij institucioni.
Ai tha se me themelimin e UKZ’së para shtatë vjetësh, Gjilanit i jepet atributi si qytet universitar, duke shtuar se kauza jonë sot është atdheu, është Universiteti Publik “Kadri Zeka”.
“Njerëzit që mbajnë kauza ideologjike brenda zemrës së tyre dhe detyrës së tyre, do të binden pas disa viteve sa gabim kanë qenë. Kauza jonë është atdheu jonë, kauza jonë sot është Universitetit Kadri Zeka. Për vetëm shtatë vjet punë, është i paimagjinueshëm ky sukses. Duhet ta vlerësojmë dhe ta mbështesim në mënyrë që në 8-vjetor të jemi krenarë”, ka thënë Haziri, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e shënimit të këtij përvjetori.
Ai tha se kultura e bashkëpunimit mes mësimdhënësit, stuidentit, biznesit dhe komunitetit që përfaqëson ai dhe kryetarët tjerë, është mënyra më e mirë e tejkalimit të sfidave.
“Dy projektet e përbashkëta që jemi duke i zhvilluar, përfundimisht do t’i gëzojmë studentët në përvjetorët tjerë. Kampusi universitar, me një marrëveshje të re falë UKZ dhe Komunës, ka marrë formë dhe do të zhvillohet në këtë pjesë të Gjilanit, që është një mundësi e madhe për studentëve”, tha Haziri.
Me inicitivën tonë, Haziri pohoi se Gjilani ka nënshkruar një marrëveshje me Sioux City (Ioëa) të ShBA’së, për studentët e gradës master dhe për doktoratë.
“Nga ky vit, do të jetë një mundësi e madhe e gjilanasëve që të shkollohen në universitetet më të mira atje. Kjo është dicka e re, por ne i japim mbështetje studentëve që ta mbërrijnë gradimin dhe të kthehen ta zhvillojnë lokal ekonomim të qytetit dhe regjionit tonë”, ka shtuar kryetari i Gjilanit.
Ai ka porositur studentët që të mos harrojnë se e kanë një plejadë të rektoratit këtu, të cilët janë kryengritur në vitet 80-ta si studentë, për shkollim më të mirë, të barabartë dhe për liri.
“Kjo sakrificë e tyre, tregon qartë se misioni i tyre është përtej një mësimdhënësit të zakonshëm. Neve na ka ra për nder dhe kauzë që të dalim në rrugë për qëllime të përbashkëta, por ju e keni për mision ta ndërtoni shtetin, me plotësu dhe ta bëni të barabartë”, përfundoi Haziri.