/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka pritur sot përfaqësuesit e organizatës studentore Unioni i Studentëve Pro Europian (USPE), e cila aktivitetin e saj e ka shtrirë në Univestitetin “Kadri Zeka”, në atë “Hasan Prishtina” si dhe në Prizren e Pejë.
Kryetari Haziri u njoftua nga të pranishmit me sfidat, problemet dhe sukseset e tyre në funksion për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e studentëve në univesritetet kosovare.
Kreu i Gjilanit i siguroi përfaqësuesve të Unionit të Studentëve Pro Europian bashkëpunim të mirë dhe ndihmë të pakursyeshme për studentët, të cilët janë e ardhmja e shoqërisë sonë.
“Gjilanin synojmë ta bëjmë qytet të studentëve. Po punojmë për ta zhvendosur Universitetin “Kadri Zeka” në kazermën e FSK-së si dhe në realizimin e kampusit universitarë. Si Komunë, ju siguroj mbështetje absolute dhe bashkëpunim të mirë. Punoni duke investuar në vete në nxënien e dije si dhe në ndihmë për përfaqësim sa më të mirë për studentët”, ka thënë kryetari Haziri.
Ndërsa, kryetari i organizatës studentore USPE Selim Daku ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe mbështetjen e ofruar nga Komuna e Gjilanit.
Ai tha se tashmë USPE ka është organizata më e madhe studentore e konfirmuar pas zgjedhjeve, për të shtuar se vazhdimisht kanë promovuar vullnetarizmin që është shumë e rëndësishme në shoqëri, për të vazhduar me planet e ardhshme për të organizuar debate, tryeza, diskutime e simpoziume të ndryshme. /2L ONLINE/