Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në shenjë falënderimi dhe mbështetjeje për të vazhduar tutje me punë dhe suksese të tjera, ka ndarë sot mirënjohje për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, të cilët janë shpërblyer me vendin e parë në garat Ballkanike në Bullgari dhe me çmimin si angasmbli më profesionist përsëri në garat ballkanike të mbajtura në Fushë Kosovë.
Kryetari Lutfi Haziri, ka thënë se angazhimi, puna dhe profesionalizmi kanë bërë që angazambli “Gjilani”, të shënoj fitore të shumta dhe të jetë prezantues i fuqishëm i Gjilanit në gara të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit.
“Ansambli “Gjilani” po dëshmon që ky qytet i jug-lindjes së Kosovës është qytet i traditës, është qendër e kulturës dhe është qytet i konkurrencës së fuqishme si në kulturë, poashtu edhe në arsim dhe fusha të tjera”, ka thënë kryetari Haziri, duke spikatur qëndrimin e tij që do të jetë gjithmonë mbështetës i kësaj fushe dhe i artistëve në përgjithësi.
Gjithashtu Haziri, ka ndarë sot edhe mirënjohjen tjetër për shoqatën “17 shkurti”, nga fshati Dobërçan, për angazhimin e anëtarësisë së shoqatës, banorëve të fshatit dhe gurbetqarëve, për mirëmbajtjen në nivelin më të lartë të hapësirave publike dhe iniciativave të tjera në Dobërçan.