“Dialogu është ndër prioritetet e para të LDK-së. Duke qenë kështu, po e bëj publike që me kërkesën e Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, unë do të jem përgjegjësi për dialogun dhe bashkëpunimin regjional”, ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij, nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri.
“Kështu që, po krijohet në momentum i ri për Ballkanin që në kërthizë të krejt problemit ka me qenë Kosova dhe Serbia dhe ka ardhur koha që problemet të zgjidhen njëherë e përgjithmonë, për t’i hapur rrugë të ardhmes së Kosovës, që është Bashkimi Europian, anëtarësimi në NATO dhe në miqësi permanente me SHBA-të”, ka thënë tutje ai.
Ja postimi I plotë: