Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke iu referuar 27-vjetorit të LDK-së, ka thënë se dëshiron t’i përkujtojë me krenari dhe dhimbje të gjithë miqtë që nuk janë më në mesin tonë, por janë inspirim për të sotmen e LDK-së:
Ja postimi i plotë i Hazirit
Sot në 27-vjetorin e LDK-së, dëshiroj t’i përkujtoj me krenari dhe dhimbje të gjithë miqtë që nuk janë ne mesin tonë, por janë inspirim për të sotmen e LDK-së: Faruk Spahiu, Ukë Bytyqi, Fadil Ferati, Fehmi Agani, Latif Berisha, Enver Maloku, Ahmet Krasniqi, Tahir Zemaj, Hasan Z|emaj, Ismet Rraci, Shaban Manaj, Agim Ramadani, Pajazit Ahmeti, Ibrahum Uruqi – Hushi, e shumë emra që na mungojnë. Mbi të gjitha, jeta dhe vepra e presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, mbetet shpirti dhe fanari që udhëheq e bënë dritë për LDK’në europiane, për shtet europian, për shqiptarët e bashkuar. Me besim në familje, shtet e ZOT! Lut H