(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka vazhduar me inspektimin e punimeve të rrugëve që Komuna po i ndërton. Haziri i shoqëruar nga drejtorët komunal ka inspektuar punimet në e rrugës 12.5 kilometërshe në fshatin Sllakoc, në të cilin përfshihen 11 lagje të fshatit.
Banorët e kësaj ane u shprehën me këtë rast se tash e tutje do ta kenë shumë më të lehtë jetesen me rrgullimin e kësaj rrugë. Rasim Tërstena, banor i Sllakocit, ka falënderuar në emër të fshatit kryetarin Haziri për investimet, duke thënë se premtimet që i ka dhënë në muajin nëntor tashmë po bëhen realitet.
Haziri u shpreh se me të marrë detyrën e ka pasur prioritet për investime këtë pjesë të Gjilanit, e cila ishte lënë në gjendje të mjerueshme.
Më pas, kryetari Haziri ka parë nga afër punimet në shkollën fillore “Afërdita” në Kishnapole, e cila është në përfundim e sipër, me këtë rast, tha se nxënësit e këtij fshati tash e tutje do të marrin mësim e njohuri në kushte normale, meqë më herët nuk e kishin këtë mundësi.
Në ndërkohë, kreu i Gjilanit Lutfi Haziri së bashku me drejtorët komunal ka parë nga afër punimet në rrjetin e ujësjellësit në fshatin Bresalc. /2L ONLINE/