(2L ONLINE) – Biznesmenë të fuqishëm nga Europa po e vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme Komunën e Gjilanit gjatë këtij viti, duke shprehur interesimin e tyre për të investuar në resorë të ndryshëm. Një takim me biznesmenin e suksesshëm nga Zvicra, Jurg Gehrig nga kompania Agd Swiss Plastic” e ka zhvilluar sot kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, së bashku me nënkryetarin Rexhep Kadriu.
Gjatë takimit, kryetari Haziri e ka falënderuar z. Gehrid për vizitën, derisa e ka njoftuar për gjendjen në të cilën ndodhet Komuna e Gjilanit, për sfidat, problemet dhe angazhimet në zgjidhjes së problemeve në këtë pjesë të Anamoravës.
Haziri tha se Komuna e Gjilanit mirëpret investitorët e huaj nga Europa e nga e mbarë bota, të cilët dëshirojnë të investojnë këtu, duke pasur bashkëpunim të shkëlqyer dhe duke iu krijuar lehtësira.
Nga ana e tij, biznesmeni i suksesshëm nga shteti helvetik Jurg Gehring falënderoi kryetarin Haziri për pritjen, ndërsa është shprehur se ka ardhur në Gjilan për të parë mundësinë për hapjen e një fabrike për prodhimit plastikës cilësore, kryesisht për vetura.
Kryetari Haziri e garantoi z. Gehrig se Komuna e Gjilanit do të ofroj lehtësira në politikën fiskale, derisa ky i fundit është shprehur se është të befasuar për të mirë me pritjen dhe mundësinë që i është ofruar për të operuar në Gjilan./2L ONLINE/