Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar kryeministrin e Republikës, Ramush Haradinaj, për aprovimin e kërkesës së Komunës së Gjilanit për kthimin në pronë të Komunës të parcelave, me qëllim të sigurimit të lokacionit të ri për varrezat e qytetit në Velekincë.
“Me miratimin e kësaj kërkese nga ana e qeverisë tashmë kemi bërë zgjidhje për varrezat e qytetit për 100 vitet e ardhshme”, ka thënë Haziri.
Përndryshe, lokacioni i ri i varrezave të qytetit ka sipërfaqe prej afro 11 hektarëve.