Ka ndërruar jetë mjeku Nysret Hajrullahu, ish drejtori i Spitalit të Gjilanit, e kreu i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se Gjilani sot humbi njeriun e mirë, babain e familjarin, dr. Nysret Hajrullahu.
“Udhëheqës i shëndetësisë, mjek e mik i nderuar. Gjilan mban zi për luftëtarin për shëndetin publik dhe veprimtarin për liri e pavarësi. Ngushëllime familjes e personelit shëndetësorë”, ka thënë kryetari Haziri. /2LONLINE.com/