Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka falënderuar kompanitë gjilanase, të cilat, sipas tij, u bënë krah i mbështetjes kundër virusit Covid-19.
“Faleminderit Furra Vëllezërit Çoçaj, AR Katana, SAS, kompanisë Drita, Ardian Zeka, Bom Market, DEA, Miros, Ibrahim Esati, barnatorja Rrom Farm, Artan Serrmaxhaj-Lanikas Group SH.P.K e autorbartje Nanoli”, për mbështetjen e madhe ndaj Komunës në këtë fazë që po përballemi me pandeminë e Coronavirusit”, ka deklaruar Haziri, njofton kumtesa komunale.
Kryetari i Gjilanit ka inkurajuar edhe ndërmarrësit tjerë të Gjilanit që ta mbështesin Komunën, për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.