“Nga Konventa solemne e Degës së LDK’së në Gjilan me strukturat. U prezantua raporti vjetor i punës, sukseset e sfidat, ndërsa u rikonfirmua uniteti i madh i partisë, roli i gruas dhe angazhimi i rinisë”, ka shkruar në profilin e tij, kreu i komunës së Gjilanit, njëherësh, kryetar dege i LDK-së, Lutfi Haziri.
Ja postim i plotë:
Nga Konventa solemne e Degës së LDK’së në Gjilan me strukturat. U prezantua raporti vjetor i punës, sukseset e sfidat, ndërsa u rikonfirmua uniteti i madh i partisë, roli i gruas dhe angazhimi i rinisë.
Komisionet profesionale janë efikase në rekomandimin e politikave për Kuvendin dhe ekzekutivin.
Faleminderit për vlerësimin e lartë për qeverisjen e mirë lokale, e cila në fokus ka qytetarin, në kuadër të investimeve komunitare.
Në këtë takim u vlerësua lartë edhe roli i bashkatdhetarëve, të cilët janë heronjtë e gjallë të ditëve të sotme.
Ndërkaq, nga pesë kandidatura, Gjilani do të përfaqësohet me 3 deputetë dhe ky është vlerësim e besim. Falemnderit #LDK. Besë e shpresë për Republikën!