Ismajli: Besimin që na e keni dhënë jemi munduar ta kthejmë në shërbim për ju!

Ismajli: Besimin që na e keni dhënë jemi munduar ta kthejmë në shërbim për ju!

Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka shkruar në profilin e tij se po e shënojmë fundin e një viti përplot me sfida dhe përpjekje për ta bërë vendin tonë me mirëqenie për të gjithë, transmeton 2LONLINE.com.

“Të vetëdijshëm se kemi mundur më shumë dhe më mirë, ju shpreh mirënjohje dhe respekt për mbështetjen dhe besimin e dhënë, të cilin besim me përgjegjësi dhe përkushtim jemi munduar ta kthejmë në shërbimin tuaj”, thuhet në një adresim qytetarë në këtë fundvit, nga ana e nënkryetarit Ismajli.

Ja postim i tij i plotë:

Miq,

Po shënojmë fundin e një viti përplot me sfida dhe përpjekje për ta bërë vendin tonë me mirëqenie për të gjithë.

Të vetëdijshëm se kemi mundur më shumë dhe më mirë, ju shprehë mirënjohje dhe respekt për mbështetjen dhe besimin e dhënë, të cilin besim me përgjegjësi dhe përkushtim jemi munduar ta kthejmë në shërbimin tuaj.

Të dashur qytetarë,

Gatishmëria jonë për besëlidhje të mëdha, për besatimin tonë se vota e juaj është përgjegjësi dhe obligim, na ka bërë ta ndjejmë nga afër qeverisjen si servis për hallet dhe kërkesat e shumta që ka shoqëria jonë në vazhdën e konsolidimit dhe funksionalizimit të Republikës sonë.

Ne jemi këtu, që performanca e qeverisjes që po e kërkon koha të shpërfaqet në kërkimin e rrugëve më të mira, të harmonizimit të mënyrave më racionale që qytetarët të marrin më të mirat e mundshme.

Viti 2019 ishte një vit që eksperiencat e marra do na obligojnë që të kuptojmë se kemi nevojë për njëri tjetrin, për të bërë më të mirat që dimë dhe mundemi!

Na duhet më shumë dashuri, e më shumë respekt, ngase e kemi për veten tonë dhe për fëmijët tanë! Fëmijët tanë e meritojnë të shtojmë përgjegjësinë tonë, ta ruajmë njëri tjetrin, të bashkohemi rreth të mirës pa dallime politike, pa fyerje ndaj njëri tjetrit, të japim ide, e të konkurrojmë me ide dhe projekte konkrete për të mirën e gjithë neve!

Viti që po hyjmë, 2020-ta, le ta na sjellë çmimin e vlerave tona, që ta ndërtojmë edhe më tutje mirëqenien dhe jetën publike të të gjithë qytetarëve!

Asnjëherë nuk del koha që të realizojmë tërësisht çdo ambicie, dëshirë apo plan për një vit, por unë uroj që viti 2020 ta bëjë të mundur këtë, duke ju sjellë mundësi të reja dhe shpërblim për mundin tuaj, që të keni një vit i cili do transformojë jetën tuaj profesionale, personale dhe familjare, kah suksesi dhe prosperiteti.

I mbarë qoftë viti që po presim, si zemrat e bardha të qytetarëve tanë.

KOMENTE