Nënkryetari i Lidhjes Demokratikë të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, përmes një postimi në profilin e tij ka komentuar marrëveshjen LDK me LVV, duke thënë se LDK tashmë ka arritur marrëveshjen finale me LVV dhe se është shumë e rëndësishme që LDK i ka ruajtur parimet dhe konsistencën në qëndrime. Koalicioni i Shpresës u bë realitet.
Ja postimi i plotë:
Ia patëm premtuar popullit që emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK’së. Jam jashtëzakonisht i lumtur që pas një procesi jo të lehtë, LDK tashmë ka arritur marrëveshjen finale me LVV. Është shumë e rëndësishme që LDK i ka ruajtur parimet dhe konsistencën në qëndrime. Koalicioni i Shpresës u bë realitet. Na presin punë të mëdha për Kosovën, për njerëzit e saj!
*
Përndryshe, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës edhe zyrtarisht kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje. Lajmin e kanë bërë të ditur kryetari i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa.
Qeveria do t’i kenë 15 ministri dhe 33 zëvendësministra.