DYLON

Poezia që fitoi Çmimin e parë në konkursin letrar të Manifestimit “Flaka e Janarit” – 2020

Poezia që fitoi Çmimin e parë në konkursin letrar të Manifestimit “Flaka e Janarit” –  2020
Avatar photo Redaksia

Poezia që fitoi Çmimin e parë në konkursin letrar të Manifestimit “Flaka e Janarit” 2020 …

Rozafë SHPUZA

BALADË PËR NJI DASHNI TË KAHERSHME

EkoHigjiena

Malli për nji dashni të kahershme
asht si ajo dëshira
që belbet prajshëm para se me fikë qirat e ditlindjes,
kur fryma shprazet kuturu
pa e ditë nëse kanë me u ba ndonjiherë 100 flakë.
Malli për nji dashni të kahershme
asht si ajo ndjesia absurde që ke herë-herë
sikur je rrëfye në tana faltoret e botës,
anipse malli të merr veç ditve me shi.
Malli për nji dashni të kahershme
i pergjet dremitjes në avionin e linjës low cost,
kur shuma e lekëve të kursyeme prej biletës
asht sa nji krikëll e madhe birre
që e pin përhanshëm
në stolin me tri kambë
te lokali që ka emnin e personazhit të nji filmi bardhezi.

Gjithqysh,
malli për nji dashni të kahershme
asht në ty
si thinjat ndër tamtha,
që kot rrekesh me i mshehë
me bojna t’kuqlueme vjeshtash…

( Oda e Artit )

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.