“Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u njoftuam edhe për 9 raste të reja në Gjilan me Covid19. Rastet e reja janë si pasojë e kontakteve familjare të një punëtoreje të Gjilanit, e cila punon në një klinikë private, në Prishtinë”.
Kështu u shpreh para pak minutash, kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sipas të cilit, Komiteti për menaxhimin e pandemisë dhe emergjencat civile e kanë nën kontollë situatën.
“Ju lusim për lojalitet dhe bashkëpunim në mënyrë që ta përballojmë situatën. Fatkeqësisht, kësaj here burim i infeksionit është një punëtore e shëndetësisë e jo burim tjetër nga qytetarët. Është domosdoshmëri që t’i shtrëngojmë masat pas rasteve të fundit. Për këtë, pas pak ju njoftojmë përmes konferencës së jashtëzakonshme”, ka paralajmëruar Haziri.