DYLON

Haziri: Me natën e sotme i kemi 12 raste aktive

Haziri: Me natën e sotme i kemi 12 raste aktive
Avatar photo Redaksia

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë diagnostikuar edhe 9 raste të reja me koronavirus në Gjilan. Sipas kreut të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, nga 28 mostra sa ishin marr sot për tu testuar, 9 rezultuan pozitiv si pasojë e kontaktit me rastin e mbrëmshëm të një punëtoreje shëndetësore, banore e Gjilanit, por që punon në një spital privat në Prishtinë, e që kishte rezultuar pozitive.

Infeksioni pastaj është bartë te familjarët e saj, që u konstatua sonte, e po ashtu është shpërndarë edhe te tre punëtorë të Repartit të Pediatrisë të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, pasi që njëra nga familjarët e prekur është punëtore e këtij reparti., transmeton 2LONLINE.com

Haziri ka thënë se përfshirë edhe rastin e mbrëmshëm të gjitha këto 10 raste janë në Gjilan, pra nuk ka në Livoç të Epërm që u përmend nga IKSHPK, pasi  që një rast vetëm me origjinë është nga ky fshat, por jeton në Gjilan.  Ai tha se në pesë familje vendosen masat e karantinimit duke u vet-izoluar ato deri sa të vije vendimi i ministrit të shëndetësisë.

EkoHigjiena

Sipas kryetarit të komunës, pasi që në mesin e të infektuarve janë edhe tre punëtorë të pediatrisë, do të mbyllet përkohësisht reparti i pediatrisë dhe të gjithë punëtorët e saj do t’i nënshtrohen vetizolimit, përderisa shërbimet e pediatrisë do të jepen në shëndetësinë primare, në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe alternativat tjera, transmeton 2LONLINE.com.

Haziri ka thënë se në ditët në vijim do të testohen raste të tjera, kontakte të këtyre rasteve të prekura, e për të cilat komuna do t’i ofrojë të gjitha shërbimet nga jashtë, për të cilat ata kanë nevojë deri sa ta kalojnë fazën e vetizolimin, deri në testimet e ardhshme.

Duke thënë se situata megjithatë është nën kontrroll, Haziri ka apeluar që të shfrytëzohet dalja vetëm për nevoja të domosdoshme, që të mos thyhet rregulla e të mos tolerohet shpërndarja e infeksionit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.