(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, kryesuesja e Kuvendit, Valentina Bunjaku-Rexhepi, drejtorë dhe zyrtarë komunalë në Gjilan i janë përgjigjur të shtunën aksionit për dhurimin e gjakut, duke u bërë pjesë e javës botërore për dhurimin e gjakut.
Haziri ka thënë se një pikë gjak, është e barabartë me një jetë, në rastet e fatkeqësive dhe emergjencave tjera të ndryshme, prandaj i ka inkurajuar qytetarët e Gjilanit që t`i përgjigjen sa më shumë javës për dhurimin e gjakut.
Apelin e saj për dhurimin e gjakut, pasi e ka bërë këtë personalisht, e ka përcjellë edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, Valentina Bunjaku-Rexhepi, duke thënë se të gjithë ata që kanë mundësi të dhurojnë gjak, duhet ta bëjnë këtë pa asnjë hezitim. /2L ONLINE/