(2LONLINE) – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Dega në Gjilan, njëherit, Kryetar i zgjehdur I Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, takoi strukturat e LDK-së në Gjilan, Kryesinë e Degës dhe kryetarët e nëndegëve.
Në takim është biseduar për tranzicionin e pushtetit, për certifikimin e kryetarit të komunës dhe të këshilltarëve komunal nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor, si dhe është biseduar edhe për ecurinë e deritanishme të falënderimeve dhe urimeve që Haziri po merr pa ndërprerë nga qytetarët e shumtë për fitoren e madhe.
Në këtë takim është thënë se Haziri ka mbështetje të plotë nga strukturat e Degës për të emëruar qeverinë komunale në bazë të kritereve të përcaktuara më herët, qeveri me duar të pastërta dhe koalicion me qytetarin gjilanas. /2lonline/