(2LONLINE) – Një delegacion i Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka”, në krye me rektorin Arben Dermaku, kanë qëndruar sot në zyrën e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, për t’i uruar për marrjen e detyrës së re.
Gjatë takimit miqësorë, është diskutuar për mbarëvajtjen e Universitetit, për sfidat dhe sukseset e tyre. Rektori i UPGJ-së, Arben Dermaku, tha me këtë rast se beson se kontributi dhe përkrahja e z. Haziri si kryetar për këtë institucion të arsimit do të jetë sikurse në kohën sa ka qenë deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Ju urojmë për zgjedhjen kryetar i Gjilanit. Jemi shumë të lumtur që zgjedhjet në Kosovë kanë qenë shembull dhe lesksion për të gjithë. Fitorja më e madhe e Republikës së Kosovës është kjo. Detyrë e jona është avansimi i procesit arsimorë dhe shkencorë dhe sigurtisht se do ta kemi përkrahjen tuaj. Besojmë që do të vazhdoni të kontribuoni edhe si kryetar i Gjilanit, ashtu siç na keni mbështetur vazhdimisht edhe si deputet në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë rektori i UGJK-së, Arben Dërmaku.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar ata për vizitën, duke thënë se Universitetin Publik të Gjilanit do ta përkrah me gjithë potencialin.
“Ju falënderoj shumë për vizitën tuaj. Ju njoftoj se jemi duke planifikuar fillimin e vitit sa më mbarë. Dyertë e Komunës i keni të hapura 24 orë dhe 7 ditë në javë. Do t’ju ndihmojmë me të gjithë potencialin tonë dhe së bashku do t’ia dalim drejt sukseseve të reja”, ka theksuar kryetari Haziri. /2lonline/